Lajme

Kishte pa ardhur 15 vite në vendlindje- Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i vrarë në Greqi

08/12/2023 21:11
nga:Y I

Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur, në oborrin e shtëpisë në të cilën jetonte në ishullin e Salamines 10 km në perëndim të Athinës.

Sipas policisë greke, viktima u gjet prej një shoku të tij të cilin e mbante në banesë.

Mësohet se viktima quhet Aleksander Llazar Zaka i datëlindjes 1972.

51-vjeçari njihej si njeri i qetë dhe pa probleme dhe kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri.

Lidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.

/Faxweb/

Vritet 55 vjeçari shqiptar në ishullin grek