Sporti

Kimich: Kur shoh 65/70 minutat e para, nuk mendoj se jemi skuadra më e dobët

04/11/2023 23:17
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Manchester City e ka deklasuar Bayern Munich, duke triumfuar me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra angleze, me Rodrin, Silvan dhe Haaland që shënuan golat e fitores.

Kjo mund të jetë edhe një fitore që e dërgon tutje skuadrën e Pep Guardiolas, sepse do të jetë shumë e vështirë që gjermanë ta përmbysin rezultatin në ndeshjen kthyese.

Futbollisti i Bayernit, Joshua Kimich tha pas ndeshjes: “Kur shoh 65/70 minutat e para, nuk mendoj se jemi skuadra më e dobët, ndoshta edhe më e mirë, por ky është futbolli!”