Kandidati për kryetar i Malishevës nga PDK, Isni Kilaj ka shkruar se ka marrë mbështetje nfa ish- deputetja Shukrije Bytyçi.
“Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës”, ka shkruar ai.
Statusi i plotë:
Ish-deputetja e Nismës, profesoresha Shukrije Bytyçi, në përkrahje të qeverisjes sime.
Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës.
Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është po ashtu një dëshmi shtesë se po i afrohemi çdo herë e më shumë fitores.
Bashkë për Malishevën!
#177
#PDK


