Lajme

Kidnapimi i policëve në veri, eksperti i sigurisë tregon se a duhej të kishte përforcime shtesë në kufi?!

06/15/2023 13:36
nga:Y I

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur rreth kidnapimit të tre policëve në veri të vendit.

I pyetur nëse do të duhej të kishte përforcime në pjesën kufitare, pas situatës së tensionuar, Ibishi tha jo, pasi policia kufitare nuk është ushtri.

Ai theksoi se mënyra se si ka ndodhur ngjarja tregon se ka qenë një operacion i organizuar.

“Policia kufitare nuk është ushtri, ajo është vetëm për mbikqyrje dhe në pengimin e grupeve kriminale, trafikantëve të ndryshëm, kalimeve ilegale të kufirit dhe kontrabandës. Policia kufitare merret me këto por jo me çështjet e mbrojtjes së kufirit. Ata kanë në një post-bllok të kontrollit ku dyshohet se do të ketë trafikime, ata janë organizuar që mund të ballafaqohen me një grup të mundshëm kriminal por jo me një sitem të organizuar të njësive speciale ushtarake sikurse supozohet se ka qenë “Kobra” apo gjandarmëria serbe. Gjithë kjo tregon se ky ka qenë një operacion i organizuar mirë dhe me qëllim të refanshizmit të pakuptimtë, i paskrupullt, kjo përngjan me tepër me kohën e Rusisë sovjetike atëherë kur kanë bere nderhyrje të tilla në kufi me vrasje të kufitarëve dhe kidnapime. Kjo degradon vetë shtetin, tregon që është një regjim që do me çdo kusht të revanshojë në një ndërmarrje policore çfarë është arrestimi i kriminelëve në veri të Kosovës”

“Në pjesën e kufirit, policia çdoherë ballafaqohet me persona të armatosur, kontrabandistë, grupe kriminale. Për këtë arsye ata çdoherë pajisen, e kanë edhe sistemin GPS dhe hartat topografike që mos ta kalojnë kufirin, dhe e dinë saktësisht ku është vija kufitare sepse kanë kryer detyra të rregullta aty. Për këtë arsye nuk ka nevojë as për një armatim shtesë ” tha Ibishi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

 

Eksperti i sigurisë tregon se si mund të konstatohet shpejt se në çfarë pjese të territorit ka ndodhur kidnapimi i policëve!