Lajme

Kica-Xhelili, VV-së: Projektligji për Prokurorin e Shtetit nuk do të kalonte pa dy votat tona nga LDK

11/10/2022 20:44
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se LDK sot ka bërë që të kalojë Projektligji për Prokurorin e Shtetit, i cili i mori 62 vota, dy prej 2 tyre nga kjo parti, raporton Gazeta Blic.

Ajo i ka thënë VV-së se ky projektligj nuk do të kalonte pa këto dy vota, përfshirë votën e saj.

Postimi i saj i plotë:

Projektligji për Prokurorin e Shtetit sot kaloi me 62 vota.

Nga ato vota, së paku 2 ishim nga LDK. Pra, ky Projektligj nuk do të kalonte sot në lexim të parë pa 2 votat tona (përfshirë timen).

Po ua lë si informatë këtu, për reflektim.