Sporti

Khedira për Ozil: Kemi kujtime të paharrueshme, tani shijoni momentet me familjen tëndë

03/22/2023 21:08
nga:Lorik J

Mesut Ozil u pensionua nga futbolli në moshën 34-vjeçare dhe shumë nga ish-shokët e tij të skuadrës dhe kundërshtarët e nderuan për karrierën e tij.

Mes tyre është shoku i tij i kombëtares Sami Khedira, i cili gjithashtu luajti me të në Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Në Instagram ai ka shkruar: “Kujtime të paharrueshme! Urime, jam krenar që pata rastin të jem pjesë e rrugëtimit tuaj. Shijoni momentet tani me familjen!”.