Lajme

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërvitje të përbashkët kundër trazirave

11/21/2025 20:06
nga:Sh R

Misioni i KFOR-it, EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë kryer stërvitjen e përbashkët në kampin ushtarak të Vrellës.

Stërvitjet “Golden Sabre 2025” janë cilësuar si demonstrim i qartë i gatishmërisë së forcave të rendit për sigurinë e Kosovës.

Këto ushtrime i ka ndjekur nga afër edhe komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Në këtë ushtrim ka marrë pjesë edhe FSK-ja që ka kryer stërvitje kundër eksplozivëve dhe materialeve të rrezikshme.