Mbrojtësi i Llapit, Liridon Leci është rikthyer sot në fushat e blerta.
Leci është kthyer në fushë pas shtatë muajsh, pasi kishte dëmtim në ligamente, me ç’rast e detyruan atë të mbetet jashtë ndeshjeve me rëndësi, shkruan GazetaBlic Sport.
Rikthimin e tij, KF Llapi e mirëpret, sidomos para ndeshjeve me rëndësi dhe finales me Dukagjinin në Kupën e Kosovës në Futboll.
Ja postimi i Llapit në lidhje me rikthimin e Liridon Lecit:


