Sporti

Kevin De Bruyne: Nesër do të jetë ndeshje ndryshe për dallim prej asaj të parës

05/03/2022 14:31
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe Manchester City do të luajnë nesër në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat do të përballen në “Santiago Bernabeu”, me ndeshjen e parë që kishe përfunduar me rezultat 4 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Futbollisti i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, tha se ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe nga ajo e para.

“Do të luajnë dy skuadra sulmuese. Nesër do të jetë ndeshje ndryshe për dallim prej asaj të parës”, ka thënë De Bruyne.

“Nuk ka lidhje çfarë ndeshje luajmë, ne përgatitemi njëjtë. Sikur ndaj skuadrave më të vogla, edhe në ndeshje të mëdha të njëjtat detaje bëjnë dallimin”, tha mes shumë tjerash belgu.

/GazetaBlic Sport/