Sporti

Këto pritet të jenë dy transferimet e para të Tuchel tek Bayern

03/25/2023 15:51
nga:Mergim Rreci

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann.

Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij në krye të bavarezëve, tekniku ka nisur punën për merkaton e verës.

Sipas raportimeve të medieve gjermane trajneri ka kërkuar blerjen e portierit Edouard Mendy dhe atë të mesfushorit Mateo Kovacic.

Të dy pjesë e Chelsea-t tashmë, janë trajnuar nga Tuchel pikërisht në radhët e “Bluve”.