Lajme

Këto janë pagat e profesorëve universitar me draft ligjin e ri (dok)

02/15/2022 15:00
nga:Gazeta Blic

Sipas draftit të ligjit të ri të pagave, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic koeficionti i rektorëve do të jetë 14.2. Prorektorët do të kenë koeficientin e pagës 13.

Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por Gazeta Blic mëson se ajo është propozuar të jetë 120, por që ende nuk është përfundintare.

Pagë pak më të vogël se sa prorektorët, do të kenë dekanët. Pagat e tyre do të jenë 1536 euro, derisa prodekanët do të marrin 1512 euro.

Sipas draft ligjit që e ka siguruar Gazeta Blic, profesori I rregullt do ta ketë pagën 1488 euro bruto apo koeficient 12.4, pastaj renditet profesori i asocuar me koeficient 11.4, apo me 1368 euro.

Profesori Asistent do të marrë 1248 euro bruto, ndërkohë që ligjëruesi universitar do të marrë 1032 euro bruto.

Në vazhdim i gjeni koeficientët sipas draftligjit të ri të pagave:

Draft ligji i pagave/ Shëndetësia – 1271 euro,1212 euro, 900 euro, 888 euro, 840 euro … këta do të jenë disa nga pagat e mjekëve

Ekskluzive: “Ligji për pagat”, Kryeministrit Albin Kurti do t`i rritet rroga për hiç më pak se 780 euro (dokument)