Lajme

Draft ligji i pagave/ Shëndetësia – 1271 euro,1212 euro, 900 euro, 888 euro, 840 euro … këta do të jenë disa nga pagat e mjekëve

02/15/2022 14:42
nga:Q R

Në draft ligjin e ri për pagat janë paraparë edhe pagat mujore dhe koeficientet për sektorin e shëndetësisë duke filluar nga drejtues (drejtor) në shëndetësi, mjek specialist, stomatolog, farmacist, mjek i përgjithshëm, psikolog klinikë, kryeinfermier e të tjera.

Në ligjin që ende nuk është miratuar në Kuvend dhe që mund të ketë ndryshime rrugës për një drejtues në shëndetësi koeficienti është 10.6 dhe nëse llogaritet me 120 euro, sa është propozuar për një koeficient, i bie paga mujore 1271 euro.

Një mjek specialist, mjek specialist i Mjekësisë Familjare, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist në draft ligji ne ri janë llogaritur me koeficiente 10.1 ose pagë mujore 1212 euro.

Një mjek në specializim do të ketë pagën 960 euro ose koeficientin 8.

900 euro pagë në muaj do të ketë një Inspektor Shëndetësor ose 7.5 koeficientin.

Mjeku i përgjithshëm, Stomatologu dhe një Farmacist janë vlerësuar me 7.4 ose pagë mujore 888 euro.

Një psikolog klinik do të marrë rrogën bazuar në ligjin e ri ( nëse miratohet si i tillë) 840 euro pagën në muaj.

Fizioterapeuiti, Logopedi, Radiologjia diagnostike, Mjekësia sanitare do të kenë koeficiente prej 6 e që nëse llogaritet me 120 euro i bie paga në fund të muajit në shumën e 720 eurove.

Një kryeinfermier në Kosovë do të ketë pagën në vlerën e 600 eurove (koeficienti 5 )

Në draft ligj janë përfshirë edhe Laboranti, Infermier, Mamia, Teknik mjekësor, Teknik farmacist (Niveli tretësor i shëndetësisë 5), (Niveli parësor dhe sekondar i shëndetësisë 4.9), (Niveli tretësor i shëndetësisë- bachelor 4.75), (Niveli parësor dhe sekondar i shëndetësisë-bachelor 4.6), (Niveli tretësor i shëndetësisë- Shkollë e mesme 3. 8), (Niveli parësor dhe sekondar i shëndetësisë- Shkolla e mesme 3.7)