Lajme

Këto janë ngjarjet kryesore të planifikuara për sot

05/01/2021 08:37
nga:M K

Partia Socialdemokrate mban një aktivitet në lagjen Lakrishte, afër urës në hyrje të Prishtinës. (“Lakrishte”, Prishtinë, ora 10:30)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës, proteston për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. (Sheshi Zahir Pajazitit për të vazhduar gjer të Teatri Kombëtar, ora 11:00)

Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova organizon protestë për largimin nga puna të disa punëtorëve nga KEDS. (Para ndërtesës së KEDS-it, Prishtinë, ora 11:30)

Shënohet 31-vjetori i Tubimit Gjithëpopullor për Faljen e Gjaqeve në Verrat e Llukës në Deçan.

Agjenda:

12:00 – Homazhe te Lapidari i të rënëve

12:15 – Vendosje e Luleve te Pllaka e rapsodëve Dervish Shaqa e Demush Neziri

12:30 Manifestimi Qendror në Verrat e Llukës (Llukë e Epërme, Deçan)

LEXO EDHE:

A do të jenë pjesë e delegacionit për dialog zyrtarët e partive opozitare?