Kuvendi, objekti ku diskutohet për çështjet më me rëndësi në mbarë shtetin, shpesh shndërrohet në hapësirë batutash.
Nga thëniet në disa gjuhë të deputetit Jahja Kokaj, poezia “xixa xixa xixëllon” e deputetit Shkumbin Demalija kushtuar kryeministrit Albin Kurti, e deri tek sqarimi i këtij të fundit se ku qëndron problemi në termocentrale, momentet më qesharake që karakterizuan vitin 2021 në Parlamentin e Kosovës por dhe fillimvitin e 2022-ës.


