Sporti

Këto janë datat e ndeshjeve të Kosovës ndaj Kazakistanit dhe San Marinos

04/23/2021 12:59
nga:Mergim Rreci

Kosova do të luajë dy ndeshje miqësore në terminin e muajit qeshor të organizuar nga UEFA e FIFA.

Federata e Futbollit të Kosovës kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare se Kosova do të luajë ndaj San Marinos dhe Kazakistanit në qershor, përcjell GazetaBlic.

Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin.