Sporti

Këto janë 10 stadiumet spanjolle të zgjedhura për Botërorin 2030

10/24/2023 15:52
nga:Mergim Rreci

Gazeta sportive spanjolle Marca zbuloi listën me 10 stadiumet spanjolle të zgjedhura për Botërorin 2030, i cili do të luhet në Spanjë, Portugali, Marok, Argjentinë, Uruguai dhe Paraguaj.

Gara më e madhe kombëtare në botë do të luhet në gjashtë shtete, përcjell GazetaBlic Sport. 

‘Santiago Bernabeu’ (Real Madrid), ‘Metropolitano’ (Atlético Madrid), ‘Camp Nou’ (Barcelona), ‘Front Stadium’ (Espanyol), ‘La Cartuja’ (Skuadra kombëtare spanjolle, stadiumi Portugali-Belgjikë në Euro 2020), ‘San Mamés’ (Athletic Bilbao), ‘Riazor ‘(Deportivo), ‘La Rosaleda’ (Málaga), ‘La Romareda’ (Real Zaragoza) dhe Mestalla (Valencia) do të jenë, me sa duket, stadiumet spanjolle për ndeshjet e Botërorit 2023.

/GazetaBlic Sport/