Sporti

“Këta selektorë që i kanë 500 vjet”, Blero nuk përmbahet pas barazimit të Kosovës: Nuk ua patëm borxh m’i shti fëmijët me qajtë

03/29/2023 10:52
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës barazoi dje me rezultatin 1-1 ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqyet.

Kjo ndeshje ishte e vleshme për kualifikueset e kampionatit evropian dhe tashmë Kosova në dy ballafaqime, mori vetëm dy pikë edhe pse pritshmëritë ishin për më shumë, shkruan GazetaBlic Sport.

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi “Blero”, reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke kritikuar trajnerin, Alain Giresse për përzgjedhjen.

Ja postimi i tij:

“Israel vs Kosova i dashuri jonë selektor e shtin Zhegrovën titullar, kur dihet se ata kanë me sulmu dhe Zhegrova detyrohet të luajë në mbrojtje, kurse Kosova vs Andorra, Zhegrovën e len në bankë, dhe i bjen në mend thotë ‘Uuuu po njëmend ne kemi me sulmu, ço e fute Zhegrovën në pjesën e dytë. Hajmedet haj, s’po di çka me thanë më shumë, domethënë pa tekst! WTF qenka mi heq këta selektorë që i kanë ka 500 vjet bre… Allo, se isha duke e këqyr lojë me fansen më të zjarrtë dardane, çikën time. Nuk ua patëm për borxh mi shti fëmijët tonë me qajt! Tmerr!”, ka shkruar ndër të tjerash Blero.