Lajme

Këta janë zëvendësministrat e emëruar deri tani nga Albin Kurti

04/07/2021 07:21
nga:Q R

Të martën, kryeministri Albin Kurti ka emëruar katër zëvendësministra.

Dukagjin Popovcin e ka emëruar zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Sylën, zëvendësministër të Mbrojtjes, Linda Çavdarbashën, zëvendësministre të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Imri Demelezin, zëvendësministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Deri m​ë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.

Hyjnë në fuqi masat e reja AntiCovid