Lajme

Këta janë anëtarët e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve

07/19/2021 17:39
nga:Gazeta Blic

Asociacioni i Gazetarëve ka njoftuar për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, thuhet se anëtarët e rinj janë: Naile Dema Selmani me 143 vota, Albionetë Ademi me 109 vota, Besnik Latifi me 88 vota, Naim Sadiku me 83 vota, Burim Zariqi me 82 vota, Dukagjin Rudari me 78 vota, Pranvera Behluli me 67 vota dhe Mentor Buzhala me 66 vota.

Njoftimi i plotë:

Kjo është udhëheqësia e re e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e prirë nga kryetari Xhemajl Rexha

PRISHTINË, 19.07.2021 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, gjatë ditës së sotme ka mbajtur Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së.

Xhemajl Rexha është zgjedhur Kryetar i Bordit të AGK-së me 171 vota, teksa tri fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Ndërsa, anëtarë të rinjë të Bordit të AGK-së janë zgjedhur: Naile Dema Selmani me 143 vota, Albionetë Ademi me 109 vota, Besnik Latifi me 88 vota, Naim Sadiku me 83 vota, Burim Zariqi me 82 vota, Dukagjin Rudari me 78 vota, Pranvera Behluli me 67 vota dhe Mentor Buzhala me 66 vota, teksa një votë ka qenë e pavlefshme.

Pjesëmarrës në Kuvendin Zgjedhor të AGK-së ishin 320 anëtarë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës falënderon të gjithë kolegët të cilët ishin pjesëmarrës në këtë proces zgjedhor.