Lajme

Këta do të jenë anëtarët e Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi

09/14/2022 15:01
nga:N M

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot formimin e komisionit ekzekutiv për shëndetësi.

Sipas burimeve të Gazetës Shneta anëtarë të këtij komisioni do të jenë, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, zëvëndësministrja, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri Arsim Berisha, Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi, UD. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raci si dhe këshilltari i kryeministrit, Jusuf Ulaj.

Komisioni do të udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti, dhe takimi i parë do të mbëhet sot pasdite.

“Si kryeministër propozoj që të themelohet komisioni ekzekutiv për shëndetësi. Ky komision ka këto përgjegjësi: e para të bëjë analizën dhe ndarjen bashkëpunimit publiko privat. Reformimin e SHSKUK-së përmes fuqizimit të QKUK-së dhe spitaleve rajonale, zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë, themelimin e spitalit rajonal të Prishtinës”, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Më tha si “vëlla”, Rrahman Jasharaj i përgjigjet Albin Kurtit: Kam vellëzër boll s`më duhesh