Sporti

Kessie vendos rezultatin e Al Ittihad-Al Ahli, e pëson ekipi i Benzema

10/06/2023 22:40
nga:E K

Al Ahli fiton minimalisht me rezultatin 0-1 në transfertën e Al Ittihad, në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar.

Vendasit diktuan ritmin, megjithatë në fund pikët i morën miqtë. Ndeshja u zhbllokua në minutë e 31’ me Kessie që kaloi Al Ahli në avantazh.

Al Ittihad tentoi në disa raste ta çonte topin drejt rrjetës dhe në minutën e 71’ Benzema ia doli, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion të parregullt.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1, me Al Ittihad që pas javës së nëntë të Saudi Pro League renditet në vend të katërt me 19 pikë, teksa A Ahli ngjitet në vend të pestë po me 19 pikë.