Lajme

Këshilltarët e Osmanit marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Panamasë

07/02/2024 18:30
nga:G B

Këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi e ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero.

Bëhet e ditur se delegacioni ia përcollën urimet e presidentes Osmani presidentit Quintero për zgjedhjen në postin e tij.

“Në takimet e mbajtura u konfirmua angazhimi i Kosovës për forcimin e aleancave me shtetet e kësaj pjese të botës, në interesin shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se delegacioni po ashtu u takua me shumë përfaqësues të shteteve të tjera prezente, nga ShBA-të deri te shtetet nga Amerika Qendrore, Jugore e Afrika.