Lajme

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sonte

02/23/2022 17:11
nga:Q R

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbajë sonte mbledhje në ora 19:00, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të diskutohet për situatën e sigurisë në vend dhe situatën në Ukrainë.

Kriza në Ukrainë është bërë temë diskutimi edhe në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar mbledhjen e institucioneve të sigurisë për të monitoruar situatën që mund të ballafaqohet Kosova, pas ndërhyrjes së mundshme ruse në Ukrainë.

Ndërsa, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Mitrovicë