Lajme

Këshilli Drejtues cakton datën e Kuvendit qendror të AAK-së

03/15/2022 20:12
nga:Donika Fetahu

Në takimin e mbajtur në Selinë e  Aleancës, tema kryesore ka qenë zgjedhjet e brendshme partike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruhet në faqën zyrtare të AAK, në Facebook, raporton GazetaBlic.

Këshilli Drejtues ka miratuar numrin e delegatëve të cilët do të përfaqësojnë degët e AAK-së në Kuvendin qendror, si dhe ka caktuar datën e mbajtjes së Kuvendit e cila do të mbahet  në javën e parë të qershorit 2022.

Ndër të tjera Kryetari Haradinaj ka vlerësuar angazhimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Postimi i plotë: