Gazetar Leonard Kërquki ka treguar emrat që po diskutohen për pozitën e presidentit.
Pas takimit mes Kurtit e Abdixhikut, Kërquki përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur emrat që janë diskutuar në takim.
Sipas tij, në mesin e emrave që janë diskutuar janë Ibrahim Berisha dhe Iljaz Ramajli.
“Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se. Per hir te se vertetes, te dyte jane diskutuar edhe para 7 Qershorit. Ibrahim Berisha (71 vjeç) Antetar i Kryesise se pare dhe te dyte te LDK’se. Themelues i kesaj partie dhe i QIK’ut. Mbahet mend si nje prej gazetareve te pare te “Rilindjes” qe e hodhi librezen e Partise Komuniste”.
“Iljaz Ramajli (75 vjeç) Politikan i rendesishem ne KSAK. Nenkryetar i Kuvendit Krahinor. Udhehoqi seancen e 7 shtatorit 1990 ne Kaçanik, ku u miratua Kushtetuta e Kosoves. Udheheqes i Zyres se Kosoves ne Tirane gjate viteve te 90’ta. Ramajli nuk kishte pranuar te behet President ne vitin 2011. Pas refuzimit te tij, Presidente u zgjodh Atifete Jahajga”, ka shkruar Kërquki.
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se në mesin e emrave për president janë përmendur edhe Haki Demolli e Fatmir Sejdiu.


