Lajme

Kërkohet që mësimi të fillojë më 27 shtator

09/21/2021 11:07
nga:Gazeta Blic

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Gazeta Blic, se janë të gatshëm të fillojnë procesin mësimor me 27 shtator.

Ai ka thënë se sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike.

“Komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që fillimi i vitit të ri shkollor të fillojë më 27 shtator. Kjo u konkludua në takimin e kolegjiumit të drejtorëve të arsimit në kuadër të Asociscionit të Komunave të Kosovës. Çdo vendim për cilin skenario të zhvillimit të procesit mësimor do të merret nga Task Forca Komunale e Arsimit. Sfidë do të mbetet zëvedsësimi i mësimëdbënësve shtatëzëna dhe atyre me sëmundje kronike. Kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë që të hartohet lista për zëvendësimin e këtyre mësimëdhënësve në mënyrë që mos të humbet mësim”, ka thënë Ibrahimi për Gazeta Blic.

Ndryshe, viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deeri më 26 shtator.

Ende nuk dihet nëse MASHTI dhe Ministria e Shëndetësisë do të vendosin për fillimin e vitit të ri shkollor më 27 shtator.