Lajme

Kërkohet i dyshuari për vjedhje

10/04/2023 16:28
nga:N K

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e tij, raporton Gazeta Blic.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, njofton PK-ja.

Policia kërkon që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij,  të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.