Lajme

Kërkesa për kthim në zyrat komunale, Zeqiri: Në një formë apo tjetrën, jemi prezentë në të gjitha zyret

04/22/2024 18:56
nga:G B

Kryetar i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri përmes një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me kërkesën e kryeministrit Albin Kurti, që pas dështimit të procesit të djeshëm të votimit, ata të kthehen në zyrat komunale.

Zeqiri është shprehur se në një formë apo tjetrën, siç tha ai, janë prezent në të gjitha zyret, por  u shpreh se edhe në objektin e komunës së Zubin Potokut.

“Ne një formë apo tjetrën jemi prezent në të gjitha zyret, por edhe në objektin e komunës së Zubin Potokut, kur them jemi prezent, aty qysh muaj më parë kanë filluar disa zyre të funksionojnë në katin e parë, meqenëse është bërë paraprakisht një renovim dhe natyrisht se jo të gjitha zyret janë në nivel teknikisht për t’u funksionalizuar”.

“Mirëpo, gradualisht ne kemi filluar me ato zyre që të zgjerohemi dhe natyrisht që ditëve në vijim do të funksionalizojmë sa më parë që të jetë e mundur”, është shprehur ai.