Lajme

Kërkesa për faljen e gjobave gjatë pandemisë, PSD sot me peticion në Prizren

05/25/2021 08:50
nga:M K

Peticionin e nisur nga Partia Socialdemokrate për faljen e gjobave gjatë pandemisë, sot do të mund ta nënshkruajnë qytetarët e Prizrenit.

PSD ka njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet në sheshin “Shadërvan” në Prizren, nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Ndryshe, ky peticion i PSD-së ka nisur në Prishtinë më 22 maj.

Përmes këtij peticioni, PSD po synon mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, për ta proceduar tutje projektligjin në Kuvendin e Kosovës.

LEXO EDHE:

Kurti e Haradinaj takohen sot, flasin për dialogun