Frashër Krasniqi nga PSD, ka thënë se presioni ndërkombëtar është për Asociacionin, ku kërkonin që të themelohej nga Kosova, kurse Serbia duhet ta njohë Kosovën, ndërsa tani kërkojnë që ta themelojë atë e Serbia t’i kthejë serbët në institucione, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë me ironi se po shihet se çfarë negociuesi i mirë është Albin Kurti dhe si po ia kthen dinjitetin Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
PRESIONI NDËRKOMBËTAR:
Nga: “Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, kurse Serbia duhet ta njohë Kosovën”,
Tek: “Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, kurse Serbia duhet t’i kthejë serbët në institucione”.
A p’e shihni çfarë negociuesi i mirë është Albin Kurti. Qysh po ia kthen dinjitetin Kosovës! Ky kur negocion fiton ma shumë (trashë të surlës) se ata tjerët!


