Sporti

Kërcimi i “pëllumbit” i Armando Brojës i mbështjellë me peshqir bën xhiron e rrjetit

10/23/2023 18:17
nga:E K

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Chelseas, Armando Brojën tash e disa javë mungon për shkak të një lëndimi të lehtë të pësuar në gju.

Por imazhi i vetëm që ka qarkulluar sot gjerësisht në rrjetet sociale, është ai duke kërcyer i mbështjellë me peshqir.

Ka qenë shoku i tij i skuadrës, Ben Chilwell, i cili shpërndau një video të çuditshme të tij duke kërcyer.

Chilwell ka bërë publike disa foto dhe video gjatë ditës së fundit, duke shkruar thjesht “tetor”.

Dhe në një nga këto video, shfaqet Broja duke bërë një kërcimin e “pëllumbit”.

VIDEO

Broja ka marrë komente pozitive dhe negative për këtë video.