Lajme

Kërcënohet kryetari i Vushtrrisë

12/30/2023 14:57
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pranuar kërcënime përmes telefonit nga një person, të premten më 29 dhjetor.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për teve1.info. zëdhënësi i policisë nga Rajoni i Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.