Lajme

Kërcënohet gazetari kosovar, reagon AGK

01/12/2023 17:20
nga:G C

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raporton se është njoftuar nga gazetari, Bujar Vitija, për një seri fyerjesh, linçimesh e kërcënimesh që i janë bërë në ditët e fundit, pas një serie shkrimesh rreth dyshimeve për korrupsion në Spitalin Publik të Vushtrrisë.

AGK-ja e dënon gjuhën e përdorur ndaj gazetarit Vitija, dhe konsideron se ajo pengon punën e tij dhe të gazetarëve të tjerë.

“Të gjitha organet duhet ta bëjnë punën e tyre profesionale, për të zbardhur ngjarjet rreth akuzave të ngritura”, thuhet në reagimin e AGK-së.