Zëdhënësja e Aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, Valentina Gara, ka konfirmuar raportimin e Gazeta Blic, për kërcënim me bombë në aeroport.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt.
Postimi i saj i plotë:
Njoftim zyrtar!!
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”.
LAJMI I FUNDIT: Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës


