Lajme

Kelmendi takon ambasadorin De Riu, flasin për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit

07/03/2024 16:54
nga:Sh R

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ata kanë folur në lidhje avancimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit

“Nxitja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve të drejtësisë italiane dhe asaj kosovare në shkëmbimin e praktikave të ndërsjella në luftimin e të gjitha formave të krimit, konsolidimi i pavarësisë së sistemit prokurorial, gjetja e modaliteteve të bashkëveprimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Prokurorit të Shtetit përmes programeve dhe projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë penale nga shteti italian, si dhe sfidat e zbatimit të procesit të reformës në drejtësi shin disa nga çështjet thelbësore të cilat u diskutuan në takimin e përbashkët ndërmjet U.D. Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ambasadorit Italian”.

“Në këtë kontekst, palët u pajtuan që të avancojnë bashkëpunimin e ndërsjellë që ka për synim forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin sa më efektiv të krimit. Në fund, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka falënderuar Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij, Antonello De Riu, për interesimin, mbështetjen dhe përkrahjen që shteti italian e ka dhënë dhe vazhdon ta jep në forma dhe mënyra të ndryshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet tutje në komunikatë.