Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi thotë se në Kosovë po krijohet një subjekt për minoritetin serb që sipas tij, Asociacioni me kompetencat që tani i kanë komunat është mjaft i fuqishëm.
Kelmendi në një prononcim për GazetaBlic thotë se, fushat e Asociacionit janë ato administrative, të rendit dhe sigurisë, arsimit, shendetësisë e kulturës.
“Në këtë kontekst, s’ka rëndësi se si do të quhet, ndoshta jo Asociacion, por me emër tjetër. Megjithatë kompetencat me përmendura është subjekt i ri shtetëror që po lind në territorin e Kosovës”, tha Kelmendi.
Sipas Kelmendit në këtë subjekt që është rrugës për t’u krijuar nuk do të futen vetëm komunat veriore, por edhe shumë komunat tjera brenda Kosovës.
“E keqja është se veç komunave veriore do të futen në këtë subjekt edhe shumë komuna brenda Kosovës, që de-fakto është përfundim i Republikës me sovranitet dhe me terësi territoriale të shtetit”, tha Kelmendi.


