Lajme

Kelmendi: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil, skandaloze, po e bën që të rregullojë raportet me nderkombëtarët jo se i duhet Kosovës !

05/01/2024 17:30
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi ditë më parë se do të angazhohet personalisht që t’i sigurojë votat për kalimin e Kodit Civil në Kuvend që lejon martesat mes gjinive të njëjta.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti ka folur për “Gazeta Blic” kryetari i partisë ‘Fjala’, Gëzim Kelmendi.

Ai e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit si një ndër deklaratat më skandaloze .

Ai tha se i njëjti, me kalimin e këtij ligji, po mundohet t’i rregullojë raportet e brishta që i ka me ndërkombëtarët.

“Sa i përket deklarimeve të tij lidhur me Kodin Civil, deklarim ky që bëri bujë ditëve të fundit në Republikën e Kosovës, mendoj është një ndër deklarimet më skandaloze të një kryeministri i cili dështoi pothuajse në çdo sferë të qeverisë me vendin dhe tani mundohet që raportet e brishta të cilat i bëri me aleatët ndërkombëtarë në përgjithësi  dhe SHBA-të në veçanti, mundohet që këto raporte të brishta t’i përmirësojë duke hartuar platfomra ligjore apo në këtë rast duke inicuar dhe kaluar ligjin për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, ligj ky i cili në shumë vende të Bashkimit Evropian dhe SHBA-të e kanë në fyqi dhe ky mundohet ta afrohet me ta vetëm e vetëm që të përmirësojë raportet e acaruara me ta dhe jo se një gjë e tillë i duhet Kosovës” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Kelmendi tha se një ligj i tillë cënon familjen, cënon jetën e qytetarëve dhe shtetin e Kosovës .

“Përkundrazi ky ligj e cënon familjen, cënon jetën e qytetarëve tanë dhe cënon shtetin e Kosovës në përgjithësi. Prandaj si kryeministër i vendit në vend që të angazhohet për një perspektivë, për një jetë më të mirë të qytetarëve të  Republikës është duke punuar për të plotësuar apetitet e ndryshme të komuniteteve të ndryshme siç është tani ky komunitet që kërkon ta legalizojë edhe martesën dhe nuk angazhohet si kryeministër për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen e këtij vendi” deklaroi Kelmendi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Kelmendi: Qeverisja e Albin Kurtit nuk dallon shumë nga qeverisjet e tjera të pasluftës!