Lajme

KEK-u pezullon Nagip Kransiqin, ushtrues detyre emërohet Përparim Kabashi

04/25/2023 18:29
nga:G B

Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për pezullimin nga detyre e punës së kryeshefit Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.

Sipas njoftimit, në vend të Krasniqit si ushtrues detyre është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.