Lajme

KEK: Bordi liron nga detyra Nagip Krasniqin

04/24/2024 14:02
nga:G C

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish-kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi, raporton GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur përmes njoftimi të fundit nga KEK, ku thuhet se, Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Bordi liron nga detyra z. Nagip Krasniqi, konkursi për pozitën e Kryeshefi Ekzekutiv në ditët ne vijim

Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës.

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi.

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.