Lajme

KDI ka një thirrje për MAPL, ka të bëjë me komunat e Kosovës

08/05/2022 13:59
nga:N M

Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal që të marr të gjitha hapat e nevojshëm që ueb-faqet e komunave të Kosovës të rregullohet, e të cilat tash e disa muaj janë jashtë funksionit, raporton Gazeta Blic.

Sipas KDI, për shkak të këtij problem, ata nuk po mund të bëjnë monirotimin e punës së komunave të Kosovës.

Thirrja e plotë:

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në proces të matjes dhe vlerësimit të transparencës komunale, që nga janari deri më tani ka hulumtuar dhe dokumentuar publikimin dhe të dhënat e ndryshme të publikuara nga ana e komunave në ueb faqet e tyre zyrtare. Ndër mundësit e vetme për qytetarët e komunave përkatëse në ofrimin dhe qasjen në informata publike, gjatë monitorimit të punës së institucioneve lokale, monitoruesit e KDI-së kanë hasur në vazhdimësi në pengesa për t’ju qasur informatave të publikuara nga komunat, si shkak i mos funksionimit adekuat të tyre.
Ueb faqet e komunave, tash e sa kohë vazhdojnë të kenë probleme të tilla të mos funksionimit. Ky shqetësim është paraqitur në vazhdimësi edhe nga zyrtarët e nivelit lokal gjatë procesit të monitorimit dhe vlerësimit të transparencës së institucioneve lokale gjatë periudhës së parë të vitit 2022 nga ana e KDI-së.
Të menaxhuara nga institucionet qendrore, dhe në pa mundësi që të kërkohet përgjegjësi nga niveli lokal për të reflektuar në problemin aktual që kanë ueb faqet e komunave, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe institucionet tjera përgjegjëse që të ndërmarrin hapa urgjent në evitimin e problemeve të paraqitura së fundmi me ueb faqet e komunave. Në të kundërtën, qytetarët e komunave do të kenë vështirësi në marrjen e informacioneve lidhur më proceset vendimmarrëse në komunat e tyre përkatëse.

‘Ndalo se e vrave’, zbardhet dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, e preu vajzën në të gjithë trupin