Sporti

KB Peja mëson kundërshtarin e saj për kualifikimet në Champions League

07/05/2023 12:40
nga:Lorik J

Klubi Basketbollistik Peja do të ballafaqohet me Bakken Bears nga Danimarka, në garën për kualifikim në Champions League.

Në shortin e hedhur pak minuta më parë në Zvicër, Peja mësoi vetëm kundërshtarin e parë në rrugëtimin e saj kualifikues.

Meqë u rëndit në grupin e ekipeve që nuk kanë marrë pjesë më parë në këtë ligë, Shqiponjat do të kalojnë në disa faza vendimtare që përcaktojnë pastaj ekipin që do të garojë në sezonin e rregullt të Champions League.

Bakën Bears në anën tjetër, është ekipi më i trofeshëm në Danimarkë.