Sporti

Katër të arrestuar për nxitjen e urrejtjes ndaj Vinicius Junior

05/23/2023 16:22
nga:Mergim Rreci

Këtë të martë, policia spanjolle arrestoi katër të dyshuar për varjen e një kukulle me fanellën e Vinicius Junior në një urë, në janar, para derbit mes Real Madrid dhe Atletico de Madrid, për Kupën e Mbretit.

Katër të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, u arrestuan në kryeqytetin spanjoll dhe akuzohen për një “krim urrejtje”. Tre prej tyre janë anëtarë të skuadrës së tifozëve «Frente Atlético», përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç kukullës, tifozët e Atléticos kanë varur edhe një pankartë para qendrës stërvitore të bardhezinjve me shprehjen “Madridi e urren Realin”.

/GazetaBlic Sport/