Lajme

Katër serbë kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, shoqërohen në polici

04/15/2025 09:37
nga:Sh R

Janë shoqëruar në stacionin policor katër të dyshuar shtetas të Serbisë, pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Kosovë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur gjësende të ndryshme të përdorura.

Me vendim të prokurorit, mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.