Lajme

Katër persona arrestohen për grabitje të armatosur

09/19/2023 09:43
nga:N K

Katër persona janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova.

Ata dyshohet se kanë kryer së paku 10 grabitje të armatosura, në pompa të derivateve e markete kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Të dyshuarit pas interistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të dyshuarit janë:

F.M, mashkull, 34 vjeç

F.M, mashkull, 32 vjeç

A.S, mashkull, 34 vjeç

XH.S, mashkull, 41 vjeç.