Sot zhvillohen ndeshjet e Europa League.
Manchester United do të përballet me Granadan me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic.
Të drejtuarit e Ole Gunnar Solskjaer konsiderohen si favoritë në këtë takim, megjithatë në këto ndeshje epiteti i favoritit mund të ndikojë negativisht.
Arsenal në anën tjetër para vetës do ta ketë Slavia Praguen, kurse Ajax dhe Roma do të përballen në kryendeshjen e kësaj mbrëmje.
Një tjetër ndeshje që do të zhvillohet në mes Dinamo Zagreb dhe Villareal.
/GazetaBlic/


