Lajme

Katër ditë përplasje, protestuesit pritet të dalin sërish në rrugët e Tiranës

10/17/2026 09:32
nga:L J

Protestuesit pritet të dalin sërish sot në rrugët e kryeqytetit për të shprehur pakënaqësitë e tyre për qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Prej katër ditësh rresht, protestuesit janë përplasur dhe konfrontuar fizikisht me Policinë në rrugët e Tiranë, ndërsa kërkesa e tyre ishte vetëm një: dorëheqja e Edi Ramës.

Por, kryeministri Rama deri tani e ka refuzuar thirrjen e protestuesve, ndërsa është shprehur se aktet e dhunës nuk janë nga “dora e studentëve”.