Kompania shtetërore e energjisë e Katarit, QatarEnergy, tha se ka pezulluar prodhimin e gazit të lëngshëm natyror, pas sulmeve iraniane në disa nga objektet e saj.
Ajo tha se objektet e sulmuara janë Ras Laffan – një bazë e përpunimit të gazit në tokë – dhe Mesaieed – një tjetër vend kyç për prodhimin e gazit natyror të Katarit.
Shteti i Gjirit është një nga prodhuesit kryesorë të gazit të lëngshëm natyror në botë, së bashku me SHBA-në, Australinë dhe Rusinë.


