Sporti

Kastriot Selmani: Drenica ka një super skuadër, do të bëjmë maksimumin të dalim me 3 pikë nga ky takim

03/08/2022 13:58
nga:Mergim Rreci

BKT Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.

Këtë xhiro ndeshjet do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten.

Një duel shumë interesant pritet të jetë ai në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë mes Llapit dhe Drenicës.

Skuadra e Tahir Batatinës ka shkëlqyer në edicioni pranveror, por që në ndeshjen e fundit u mposht nga skuadra e Ballkanit.

Futbollisti i kësaj skuadre, Kastriot Selmani ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ para këtij takimi, duke u shprehur shumë optimist për rezultat pozitiv.

“Ne jemi duke e përgatitur maksimalisht edhe pse është një ndeshje shumë e vështirë, pasi Drenica ka një super skuadër por do të bëjmë maksimumin që të dalim me 3 pikë nga ky takim“, tha ai.

Selmani ka shënuar tri gola dhe gjashtë asistime deri më tash në këtë edicion.

/GazetaBlic Sport/