Ndeshja e Kampionatit Evropian mes Danimarkës dhe Finlandës u përcoll me një moment të keq kur Eriksen pësoi një sulm në zemër.
Eriksen u rrëzua pa ndjenja në fushën e lojës pas një sulmi në zemër që e dërgoi në gjendje kritike për jetën, shkruan GazetaBlic Sport.
Bashkëkombësi i tij, Kasper Schmeichel, tha se ishte moment i vështirë të mendohej se Eriksen mund të vdiste.
“Ne nuk ishim heronj atë ditë, heronj ishin mjekët që e mbajtën gjallë në ato kushte. Në atë moment ishte e tmerrshme të mendoje se Christian mund të vdiste, se familja e tij mund të mbeste pa të dhe ne gjithashtu. Kisha kohë të mendoja për të gjitha këto në ato momente, por më pas shoku ynë u zgjua dhe ishte me të vërtetë bukur të flisja me të dhe ta shihja duke u rikuperuar. Ne shokët e tij qamë dhe u lutëm për të, pashë djemtë të shkatërruar dhe unë gjithashtu u ndjeva tmerrësisht keq. Unë nuk e di nëse ishte vendimi i duhur për të vazhduar ndeshjen, nuk e di se si mund të merrej ky vendim në ato momente. Por unë e di që Christian na kërkoi të luanim dhe ne e bëmë atë“, tha portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel.
/GazetaBlic Sport/


