Analisti, Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” të RTV21 për mandatimin e Glauk Konjufcës nga presidentja, Vjosa Osmani tha se kjo që ka ndodhur sot nuk e ka habitur askënd.
Ai cilëson se presidentja Osmani e ka vazhduar rolin e noteres së zotit Kurti gjatë këtyre 5 viteve.
“Unë besoj që presidentja ishte e bindur që nga 9 shkurti për atë se qka duhet të bëjë ajo me qëllim të zvarritjes së këtij procesi. Besoj që ajo që ka ndodhur sot nuk e ka habitur askënd, besoj që zonja Osmani e ka vazhduar atë se qka ka bërë gjatë këtyre 5 viteve, e ka luajtur vendin e vet në mënyrë shumë korrekte në raport me VV-në dhe zotin Kurti, duke vazhduar rolin e saj të noteres së zotit Kurti e jo të presidentes e cila e përfaqëson unitetin e popullit”, deklaroi analisti në Click.
Kasapolli beson që asnjë argument nuk është ofruar nga VV apo nga Glauk Konjufca për deklaratën e Osmanit e cila ka thënë se nga kjo parti do të bëhet qeveria apo sigurimi i 61 numrat për formimin e qeverinë së re.


